Procesverbale të mbledhjeve

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.10.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 01.10.2019

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.09.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 19.07.2019, 23.07.2019, 26.07.2019, 30.07.2019 dhe 11.09.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e një anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor në përbërje të Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni për Planifikimin Strategjik, Administrimin dhe Buxhetin.
3. Shqyrtimi i Raportit “Për vlerësimin e statusit individual dhe karrierën e inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm i Vlerësimin të Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e z. {...} nga procedurat e komandimit, në pozicionin e pedagogut të brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.09.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve për gjendjen e faktit dhe ligjin e zbatueshëm në lidhje me verifikimin e kushteve dhe kritereve për 14 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, përgatitur nga relatorët përkatës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur” (në fushën e të drejtës civile), i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e gjyqtarëve {...} dhe {...} nga procedura e ndarjes së çështjeve me short”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i opinioneve për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë shprehur interes për komandimin pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndërprerjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e mëparshëm”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.07.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Caktimi në pozicion i gjyqtarëve të emëruar më datë 19.07.2019”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e projektbuxhetit afatmesëm 2020-2022 për pushtetin gjyqësor (faza e dytë)” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndërprerjen e marrëdhënieve në shërbimin civil gjyqësor të kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës z. {…}, për shkak të dorëheqjes”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Raport “Mbi shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Kryeinspektorit të ish-KLD-së për arkivimin/mbylljen e hetimit ndaj një gjyqtari”.
5. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor për datat 17.06.2019, 21.06.2019, 05.07.2019, 09.07.2019 dhe 15.07.2019.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.07.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur, për në pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë dhe caktimi i relatorit për secilin kandidat”.
2. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.