Procesverbale të mbledhjeve

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 03.05.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Raportit “Mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2018” përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin dhe shpërndarjen e punonjësve shtesë në disa gjykata”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.04.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimit të projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak dorëheqjeje të gjyqtarit {...}”, duke iu referuar kërkesave të tij të datës 08.01.2019 për dorëheqje nga detyra e gjyqtarit dhe të datës 26.03.2019 për tërheqje nga kërkesa për dorëheqje, përgatitur ky nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e gjyqtarëve {...} dhe {...} nga procedura e ndarjes së çështjeve me short” përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për vlerësimin e statusit individual dhe karrierën e inspektorëve të ishKëshillit të Lartë të Drejtësisë”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimeve mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë të përkohshëm për transferim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Dhënie e opinionit mbi kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar si pedagog i brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi statusin e magjistratit dhe mbarimin e tij për disa ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që iu ka mbaruar mandati”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e një anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.04.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 18.03.2019 dhe 27.03.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.43, datë 12.03.2019 “Për miratimin e listës emërore të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020” të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.
3. Caktim gjyqtarësh për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Përhershëm i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.03.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave, 28.02.2019 dhe 12.03.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak dorëheqjeje, të gjyqtarit Arben Zefi”.
3. Shqyrtimi i relacionit mbi dhënien e komenteve dhe kundërshtimeve për raportin e Shkollës së Magjistraturës për rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2019-2020, profili gjyqtar”.
4. Miratimi i projektvendimit “Për ndryshimin e vendimit nr. 47, datë 18.03.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
5. Miratimi i projektvendimit “Për ndryshimin e vendimit nr. 35, datë 19.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
6. Shqyrtimi i kërkesës së gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Flora Hasimi, për përfitimin e lejes së papaguar, për një periudhë 4-5 javore, nga ushtrimi i detyrës së gjyqtares, për shkaqe shëndetësore, duke filluar nga 5 prill 2019 deri më datë, jo më larg se 18 maj 2019.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari“.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e anëtarit zëvendësues në Komisionin e Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ishKëshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.03.2019

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.03.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i listës emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
2. Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.12, datë 18.01.2019, “Për miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
3. Miratimi i projektvendimit “Për korrigjimin e gabimit në shkrim në vendimin nr. 35, datë 19.02.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
4. Miratimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfundimit të periudhës së transferimit të përkohshëm dhe kthimin në pozicionin e mëparshëm” lidhur me gjyqtarin {...}.