Procesverbale të mbledhjeve

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.02.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave, 07.02.2019, 14.02.2019 dhe 19.02.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projekt-udhëzimit “Mbi pagesat e gjyqtarëve në ditët e pushimit javor dhe festave zyrtare” të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 15.02.2019, të gjyqtarit {...}, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
5. Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 26.02.2019, të gjyqtarit {...}, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr. 35, datë 19.02.2019 “Mbi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.02.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e hapjes së procedurës për komandim të një gjyqtari në pozicionin pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës” të përgatitur nga Komisioni i Përhershëm i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.02.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektvendimeve për refuzimin e kandidimit në skemën e delegimit për disa gjyqtarë, të propozuara nga Komisioni i Përhershëm i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.02.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 22.01.2019, 29.01.2019 dhe 31.01.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit”.
3. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”.
4. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Mbi organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve kundër Vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Arkivimin e Ankimit ose Pushimin e Hetimit ndaj një Gjyqtari”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi informacionin periodik të Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 31.01.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projekt-vendimit të KLGJ-së “Për një shtesë në vendimin nr. 17, datë 29.01.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Mbi numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019 - 2020”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 29.01.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave, 20.12.2018, 21.12.2018, 27.12.2018, 10.01.2019 dhe 18.01.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Caktimi dhe publikimi i numrit maksimal të kandidateve magjistratë, profili gjyqtarë, që do të pranohen në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
3. Ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.