Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i Prokurorisë së Përgjithshme, datë 07.02.2024

Gjyqtarja A.K merret e pandehur për "Kallëzim të Rremë" dhe "Falsifikim të Dokumenteve".

Njoftim për shtyp i KLGJ-së datë 07.02.2024

Sot, në datë 07.02.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjen si më poshtë:

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për pezullimin nga detyra të magjistrates znj. {…}, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës ë Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.

Lista e organizatave të shoqërisë civile për anëtar të Komisionit të Shoqërisë Civile që do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Organizatat e Shoqërisë Civile:
1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
2. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
3. Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim"
4. Qendra “Qëndresa Qytetare”
5. Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë
6. Fondacioni “Kontribut për Edukim”
7. Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia dhe Shoqëria Civile, publikuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia:
1. Erind Germenji
2. Saimir Vishaj
3. Emiljano Hajrulla
4. Adrian Leka
5. Artan Reçi
6. Eduard Allamani
7. Saimir Kola
8. Mirela Murati
9. Erind Merkuri
10. Ilir Alushi
11. Alban Alimema
12. Entela Shehaj
13. Fatos Lazimi
14. Julian Kola
15. Sokol Dedndreaj
16. Valbona Greva
17. Eris Hysi
18. Klodian Gjermeni
19. Margarita Kola
20. Përparim Kalo
21. Donata Lepenica
22. Albens Tabaku
23. Bledar Bajri
24. Odise Xhelita
25. Petrit Gaçi
26. Daniel Ndrekaj
27. Eduard Mullaraj
28. Albana Tushe

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Shoqëria Civile:
1. Violanda Theodhori
2. Diana Dervishi
3. Erion Fejzulla
4. Nertila Sadedini
5. Lefterije Lleshi
6. Nada Dollani
7. Zef Macaj
8. Edison Hoxha
9. Altin Hazizaj
10. Andi Muratej
11. Altin Shegani
12. Juelda Lamçe

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 21 Tetor 2022

Sot, më datë 21.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën shqyrtoi çështjen si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të znj. Flojera Davidhi.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 18 Tetor 2022

Sot, më datë 18.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr. 125, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Më tej Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {…} në pozicionin e nëpunësit përgjegjës në Njësinë e Vlerësimit Etik dhe Profesional të gjyqtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në përfundim të mbledhjes, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin mbi rishpërndarjen e fondeve buxhetore në programin 03310 “Buxheti Gjyqësor”, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2022.