Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim nr.57/1 i KLP-së datë 12.06.2019

Për ndërprejen e garës së mëtejshme për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të kandidatit Shkëlzen CENA, i cili me datën 27.05.2019 ka paraqitur kërkesë me shkrim për tërheqjen nga gara pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Vendim i KPK-së Nr: 156 datë 12.06.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Andi Çeliku, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Procesi i rivlerësimit është pushuar, pasi subjekti ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ushtronte.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 01.07.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 154 datë 10.06.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Enkeledi Hajro, gjyqtare/kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr: 155 datë 10.06.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Fuat Vjerdha, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim nr.152 datë 07.06.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Roland Ilia-Kryesues, Xhensila Pine- Relatore, Valbona Sanxhaktari-Anëtare)

Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z.Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Vendim nr.153 datë 07.06.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Xhensila Pine-Kryesuese, Roland Ilia- Relator, Valbona Sanxhaktari-Anëtare)

Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z.Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda