Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 23 Qershor 2020

Për procedurat e rihapura të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 22 Qershor 2020

Për kandidaturat e paraqitura në procedurat e ngritjes në detyrë në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Gjykatën Administrative të Apelit

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 18 Qershor 2020

Sot me datë 18.06.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Në funksion të plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli miratoi vendimet për plotësimin e katër kritereve për ngritjen në detyrë në këto gjykata nga kandidatët z. Erjon Çela, znj. Miliana Muça, znj. Daniela Shirka dhe znj. Iliriana Olldashi si dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit të tyre.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 12 Qershor 2020

Për shpallje konkurrimi për vend vakant pune pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 11 Qershor 2020

Sot me datë 11.06.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Në funksion të plotësimit të skemës së vlerësimit të gjyqtarëve dhe me qëllim nisjen e shpejtë vlerësimit periodik, Këshilli vendosi miratimin e rregullave për përzgjedhjen me short të çështjeve në procesin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit, fillimin e procedurës së vlerësimit etik e profesional dhe caktimin nëpërmjet shortit të relatorit dhe nëpunësit përgjegjës, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit) të 18 gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Qershor 2020

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, së bashku me Zëvendëskryetarin z. Maksim Qoku, anëtarët dhe njëkohësisht kryetarët e Komisioneve të Përhershme të Këshillit, znj. Brikena Ukperaj, z. Ilir Toska dhe z. Medi Bici, prezantoi përpara Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë, Raportin Vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2019 dhe Gjendjen e Sistemit Gjyqësor.

Prezantimi i raportit u realizua nëpërmjet platformës elektronike online duke ofruar një panoramë gjithëpërfshirëse të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe rezultateve të tij gjatë vitit të parë të konstituimit.