Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 03 Korrik 2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjithsej për katër pozicione të lira;
- hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për një pozicion të lirë.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 03 Korrik 2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për një pozicion të lirë;
- hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për një pozicion të lirë.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 03 Korrik 2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Korçë, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 03 Korrik 2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës civile;
- rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Shkodër, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës civile.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 02 Korrik 2020

Sot me datë 02.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Për shkak të mos shprehjes së interesit nga gjyqtarët për pozicionet e lira të shpallura me datë 26.02.2020, Këshilli vendosi rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për 4 (katër) pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për 1 (një) pozicion të lirë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 25 Qershor 2020

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë, në seancë plenare, Raportin Vjetor mbi aktivitetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe sistemit gjyqësor për vitin 2019.

Në këtë raportim vjetor znj. Llagami paraqiti në mënyrë të përmbledhur gjithë veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe sistemit gjyqësor në tërësi gjatë vitit 2019.