Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 07 Gusht 2020

Sot me datë 07.08.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Pas miratimit të procesverbaleve të mbledhjeve, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr.84 dhe nr.87, shpallur me datë 26.02.2020 dhe pozicioneve të shpallura me vendimet nr.241, nr.242, nr.243, nr.244 dhe nr.245, datë 09.07.2020

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 03 Gusht 2020

Mbi kandidaturat e paraqitura në Procedurat e Ngritjes në Detyrë në Gjykatën e Lartë

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 30 Korrik 2020

Sot me datë 30.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët u njohën me raportin mbi informacionin e Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën Janar – Qershor 2020.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 29 Korrik 2020

Sot më datë 29 korrik 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë organizuan në platformën Zoom aktivitetin mbi “Prezantimin e Udhërrëfyesit për Efikasitetin e Gjykatës së Lartë dhe reduktimin e stokut të çështjeve të prapambetura”.
Ky event u përshëndet nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim si dhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Z. Luigi Soreca.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 29 Korrik 2020

Për procedurat e rihapura të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 29 Korrik 2020

Për procedurat e rihapura të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar