Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Shtator 2020

Sot me datë 10.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:

Këshilli miratoi verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në gjykatat e apelit dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët z. Ilir Përdeda, z. Erjon Bani, znj. Marsela Pepi, znj. Ornela Naqellari dhe z. Florjan Kalaja.

Më tej, Këshilli miratoi caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtarit z. Sandër Simoni.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Shtator 2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjithsej për dy pozicione të lira.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Shtator 2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjithsej për katër pozicione të lira.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Shtator 2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Shkodër, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës civile;
- rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës civile.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Shtator 2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Korçë, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 08-09 Shtator 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor, më datë 8 shtator 2020, mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, organizoi hedhje publike të shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Pas kësaj procedure, sot me datë 09.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e radhës plenare miratoi me Vendimin nr. 293 datë 09.09.2020, 8 (tetë) gjyqtarët e përzgjedhur me shortin publik të datës 08.09.2020.