Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 24 Shtator 2020

Sot me datë 24.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:

- miratoi vendimin për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit për tre gjyqtarë që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit. Gjithashtu, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për nëntë gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

- Në përfundim, Këshilli miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët znj. Albana Boksi, z. Enton Dhimitri, z. Klodian Kurushi, si dhe caktimin e relatorit për procedurën e verifikimit të kritereve ligjore për kandidatët znj. Alma Hicka, znj. Saida Dollani dhe z. Darjel Sina.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 18 Shtator 2020

Për Rihapjen e procedurës së komandimit të gjyqtarit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
- Shpalljen e kërkesës për kandidatura, nga radhët e gjyqtarëve, për komandim në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për gjashtë pozicione të lira si inspektor.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 18 Shtator 2020

Për kandidaturat e paraqitura në procedurën e komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 14 Shtator 2020

Sot me datë 14.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:

Në funksion të plotësimit të korpusit të akteve nënligjore të autorizuara nga ligji, Këshilli miratoi rregulloren për procedimin displinor të magjistratit, organizimin dhe funksionimin e Komisionit Disiplinor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, në një procedurë disiplinore. Kjo rregullore është ndër aktet më të rëndësishme të miratuara nga Këshilli e cila do mundësojë zhvillimin e procedimit disiplinor të magjistratit mbi baza ligjore, transparente, të paanshme, mbrojtjen e figurës dhe integritetit të magjistratit nga akuzat e pabaza si dhe informimin e publikut për akuzat e provuara ndaj tij.

Në vijim të mbledhjes Këshilli vendosi fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për 9 gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në disa gjykata të apelit të vendit si dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 14 Shtator 2020

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti sot në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, SH.S.Znj. Guusje Korthals Altes

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Shtator 2020

Sot me datë 10.09.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të tetë (8) anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, përzgjedhur nga shorti publik i datës 8 shtator 2020. Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndër të tjera shprehu rëndësinë që ka krijimi i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, pasi trupa e gjyqtareve te perzgjedhur kanë kaluar me sukses proçesin e rivlerësimit kalimtar, duke garantuar integritet të lartë moral dhe etik.