Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Korrik 2020

Për rihapjen e procedurës së komandimit të gjyqtarit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
- Shpalljen e kërkesës për kandidatura, nga radhët e gjyqtarëve, për komandim në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shtatë pozicione të lira si inspektor.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Korrik 2020

Për rishpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë .

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 09 Korrik 2020

Sot me datë 09.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët diskutuan mbi Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për Raportin Vjetor të Veprimtarisë së vitit 2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Duke mbajtur në konsideratë, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqtarëve, për 5 (pesë) pozicione të lira, 4 (katër) në fushën e të drejtës penale dhe 1 (një) administrative, dhe fillimin e procedurës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët​ që kanë plotësuar deri tani 3 (tre) kushtet ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në këtë gjykatë.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 09 Korrik 2020

Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve - gjithsej për katër pozicione të lira në fushën e të drejtës penale.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 09 Korrik 2020

Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës administrative.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 07 Korrik 2020

Sot me datë 07.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Gjykatën Administrative të Apelit, si dhe caktimin e relatorit përkatës për secilin kandidat, për pozicionet e lira të shpallura me datë 28.05.2020.