Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.11.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.91, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ilir Toska).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.11.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për kërkesën e gjyqtares {...} për dhënie leje të papaguar”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.11.2020

Rendi i ditës:
Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë (vazhdim i mbledhjes plenare datë 21.10.2020).

Procesverbal Nr.14 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 02.11.2020, Ora 14.30

Rendi i Ditës :
1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 05.10.2020
Marrin pjesë :
1. Vitore Tusha (zëvendëskryetare)
2. Arta Marku (anëtare)
3. Miranda Andoni (anëtare)
4. Saida Dollani (anëtare)
5. Fatjona Memçaj (anëtare)
6. Ludovik Dodaj (anëtar)
Merr pjesë, si vëzhgues i përhershëm :
1. Avokati i Popullit, përfaqësuar nga z. Enio Haxhimihali.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Znj. Katrin Treska përfaqësuese e Presidentit të Republikës, përfaqësuar nga autorizimi nr. 446 prot, datë 29.01.2020.
2. Znj. Mimoza Arbi, përfaqësuese e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.10.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për refuzimin e kërkesës së gjyqtares {...} për dhënie leje shtesë të papaguar”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.10.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimeve lidhur me caktimin në pozicion të të diplomuarve në Shkollën e Magjistraturës, në përfundim të programit trevjeçar dhe dyvjeçar të formimit fillestar dhe të emëruar gjyqtarë më datë 20.10.2020, të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.