Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.11 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.10.2020, Ora 13.50

Rendi i Ditës:
1. Informacioni në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
- Sergjio Mazreku
- Sinan Tafaj
- Sonila Bejtja
- Shaqir Hasanaj
- Zhaklina Peto
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.
Marrin pjesë:
1. Vitore Tusha (zv/Kryetare)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Miranda Andoni (anëtare)
5. Saida Dollani (anëtare)
6. Fatjona Memcaj (anëtare)
7. Ludovik Dodaj (anëtar)
8. Marsida Xhaferllari (anëtare zëvendësuese)
9. Bilbil Mete (anëtar zëvendësues)
10. Nazmi Troka (anëtar zëvendësues)
Merr pjesë, si vëzhgues i përhershëm:
1. Avokati i Popullit, përfaqësuar nga z. Enio Haxhimihali.
-Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Z. Bledar Dervishaj dhe znj. Katrin Treska, përfaqësues me autorizim të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
2. Znj. Mimoza Arbi, përfaqësuese me autorizim e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.10.2020

Rendi i ditës:
Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 01.10.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.70 e KLP-së datë 30 Shtator 2020, Ora: 13:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 23.09.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje të z. Arben Dyla ”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier të znj. Violeta Shkurta ”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë të znj. Arta Marku ”.
5. Miratimi i projektaktit për miratimin e relacionit për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatit për t’u emëruar prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020 z. Gazmend Frëngu.
6. Miratimi i projektaktit për miratimin e relacionit për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatit për t’u emëruar prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020 znj. Enkeleda Hoxha.
7. Miratimi i projektaktit për shpalljen e 2 vendeve vakante për kandidatët për prokuror.
8. Miratimi i raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri.
9. Miratimi i raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa.
10. Miratimi i raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Lindita Male ( Ziguri).
11. Miratimi i projektaktit për mbarimin e statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit znj.Rabiana Halili, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
12. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.09.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi dërgimin e emrave të kandidatëve që plotësojnë kushtet për t’u komanduar në pozicionin e ndihmësmagjistratit pranë Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.09.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.2/2020, të filluar në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelin Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.