Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

VKM Nr. 363, datë 05.06.2024

Për një shtesë në vendimin nr.279, datë 12.5.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit të objektit social-kulturor, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak, dhe caktimin e Bashkisë Shijak si njësi zbatuese”, të ndryshuar.

VKM është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 97, datë 10.06.2024.

VKM Nr. 365, datë 05.06.2024

Për një shtesë dhe një ndryshim në vendimin nr.166, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit dhe rikonstruksionit të objekteve arsimore në Bashkinë Kamzë dhe caktimin e Bashkisë Kamzë si njësi zbatuese”, të ndryshuar.

VKM është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 97, datë 10.06.2024.

VKM Nr. 366, datë 05.06.2024

Për një shtesë në vendimin nr.645, datë 3.8.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike, në zonat e reja për zhvillim, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat”, Bashkia Tiranë”, të ndryshuar.

VKM është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 97, datë 10.06.2024.

VKM Nr. 368, datë 05.06.2024

Për një shtesë në vendimin nr.749, datë 9.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rikonstruksionit të godinës së Institutit të Ndërtimit dhe caktimin e Institutit të Ndërtimit si njësi zbatuese”, të ndryshuar.

VKM është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 97, datë 10.06.2024.

VKM Nr. 327, datë 29.5.2024

Për autorizimin e Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar Boston Consulting Group (BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës, për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës ARTIFICIALE (IA) për këtë qëllim.

(Komisioni Antikorrupsion; BE; Shqipëria 2030; Boston Consulting Group (BCG); konsulencë).

VKM nr. 243, datë 17.04.2024

Për miratimin e rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2024.