Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

VKM nr. 677, datë 6.12.2023

Për një shtesë në vendimin nr. 428, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të objekteve arsimore në Bashkinë Kurbin dhe caktimin e Bashkisë Kurbin si njësi zbatuese”, të ndryshuar. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 678, datë 6.12.2023

Për një shtesë dhe një ndryshim në vendimin nr. 500, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të një objekti arsimor në Bashkinë Vorë dhe caktimin e Bashkisë Vorë si njësi zbatuese”. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 679, datë 6.12.2023

Për një shtesë në vendimin nr. 490, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit dhe riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Mirditë”. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 680, datë 6.12.2023

Për një shtesë dhe një ndryshim në vendimin nr. 714, datë 24.11.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Halit Coka”, Bashkia Kamzë, dhe caktimin e Bashkisë Kamzë si njësi zbatuese”. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 681, datë 6.12.2023

Për një shtesë në vendimin nr. 239, datë 20.4.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Kavajë”. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 682, datë 6.12.2023

Për një shtesë në vendimin nr. 255, datë 29.4.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Durrës”. Programi i Rindërtimit.